Parkingu koncensionar, 1349 vende nën parkun “Rinia”

08_big

 

Bashkia frenon ndërtimet pa kriter në kryeqytet e sidomos në zonat më të rëndësishme të saj. Çdo qytetar i Tiranës do të ketë të drejtë të parkojë falas vetëm në zonën rezidenciale ku ai jeton. Në çdo pjesë tjetër të qytetit ai do të duhet të paguajë për të parkuar automjetin e tij jo vetëm në prakingjet private por edhe në ato publike. Bashkia ka në plan ndërtimin e tre parkimeve të tjera publike, ku për një orë duhet të paguash një taksë prej 100 lekësh.

Parkingu i parë koncensionar në Tiranë, ai që do të ndërtohet nën tokë në parkun “Rinia”, do të jetë 1349 vende.
Punimet për ndërtimin e tij sipas bashkisë do të nisin së shpejti dhe paralelisht me ta do të futet në veprim edhe rregulli i ri për pagesën në parkimet publike të qytetit. Pa pagesë do të jetë vetëm parkimi për banorët në zonat e tyre rezidenciale.

“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Në fund të këtij viti, këshilli bashkiak miratoi edhe paketën e taksave dhe tarifave për kryeqytetin ku një rritje të ndjeshme ka taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja e cila nga 2 % shkon në 8%.

Pin It