Peizazhe kaq magjepsëse duhet t’i shihni realisht me sytë tuaj

‘Vala’ është gur ranor në SHBA në kufirin e Arizonës dhe Utah-s.

Ky vend është i njohur mes turistëve dhe fotografëve për shkak të formave shumëngjyrëshe.

Parku ‘Hitachi’, Japoni

Ky park gjendet në lindje të Japonisë, dhe ka një peizazh fantastik. Parku është i njohur për mënyrën se si e ndryshon ngjyrën varësisht nga sezoni.

Pra, ngjyrat e këtij parku janë të ndryshme gjatë katër stinëve të vitit: pranverës, verës, vjeshtës e dimrit.

Plazhi i Kuq Panjin, Kinë

Plazhi afër Panjinit është i njohur në botë për ngjyrën e kuqe të pazakonshme. Nga prilli deri në maj, parku ka ngjyrë të gjelbër, por pastaj gradualisht merr ngjyrë të kuqe në muajin shtator.

Maldivet

Maldivet përmbajnë mijëra ishuj përrallorë ku mund të zhyteni në ujin e kaltër të Oqeanit Indian. Çdo ishull mund të quhet një mrekulli e vogël, dhe çdo ishull përmban freskinë dhe pastërtinë e vërtetë të natyrës!  /Telegrafi/

Pin It