Për Të dëshmon i gjithë universi!

Për Profetin tonë (s.a.s) dëshmojnë gishtat e tij, prej të cilëve rridhte ujë kur ishte thatësirë. Për Profetin (s.a.s) dëshmoi mishi i një qingji të vetëm, i cili ngopi 1000 vetë. Për Profetin (s.a.s) dëshmojnë gurët, që i jepnin selam, ndërsa shokët e tij i dëgjonin. Dëshmonin drurët dhe pemët.

Kur iku në Medine, Profeti (s.a.s) e ndërtoi xhaminë e tij me trungje palmash dhe kur fliste ditën e xhuma, mbshtetej mbi një trung palme. Më vonë shokët e tij i ndërtuan një minber. Një ditë teksa Profeti (s.a.s) po mbante hutben dhe po u fliste shokve të tij, u dëgjua një rënkim i thellë. Askush nuk e dinte se nga vinte dhe krijua një gjendje hutimi. Profeti (s.a.s) zbriti prej minberit të tij dhe shkoi e lëmoi trungun e palmës, e përqafoi atë dhe atëherë rënkimi nuk u ndje më. Kur e pyetën shokët për këtë, ai u tha: “Trungut të palmës i erdhi keq, që nuk po mbaj hutbe duke u mbështetur në të, prandaj po rënkonte. Pasha Zotin, po të mos e prekja unë dhe po të mos e përqafoja do të vazhdonte të rënkonte deri në ditën e gjykimit!” [Buhariu].

Pin It