Përkujtohet 158-vjetori i lindjes së Giacomo Puccini-t

giacomo_puccini_by_mario_nunes_vais

Më 29 nëntor 1924 u nda nga jeta Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini (i njohur më mirë me emrin Xhakomo Puçini . Ai lindi më 22 dhjetor 1858   në Lucca  të Italisë në një familje me traditë të gjatë muzikore. Pas vdekjes së të atit Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar. Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të Aidës së Xhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të shikuar një shfaqje në Piza. Puccini mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20. Operat e tij më të njohura janë: La bohème, Toska, dhe Madama Butterfly të cilat janë ndër më të shfaqurat në repertorin standart.

Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria Nessun dorma, nga Turandot e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali.

 

Pin It