Përkujtoje Allahun dhe Ai do të kujdeset për ty!

Abdullah ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, “Një ditë po udhëtoja me Profetin a.s dhe ai më tha: “Djalosh, do të të jap disa këshilla. Përkujtoje Allahun dhe Ai do të kujdeset për ty. Mbaje atë në mendje dhe në zemër, dhe do ta kesh përkrah. Nëse kërkon ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dije që nëse e gjithë bota mblidhet për të të ndihmuar, nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, përveçse nëse e ka shkruar Allahu. Dhe nëse e gjithë bota mblidhet të të dëmtojë, nuk mund ta bëjnë përveçse nëse Allahu e ka shkruar. Penat janë ngritur dhe faqet janë tharë.’” [Tirmidhiu].

Dijetar i madh Ibn Al-Xheuzi ka një koment të bukur mbi këtë hadith. Ai thotë: “E peshova këtë hadith dhe u mahnita prej tij, deri në atë pikë sa nuk më ranë të fikët duke menduar për të.”

Pin It