Përtej frikës…

Një burrë është filmuar duke ngarë kamionin mbi njërën nga urat më të “pasigurta në botë”. Pamjet e filmuara me dron shfaqin momentin kur një shofer  kalon me kamion mbi urën e rrënuar Kuandinsky në Siberi.

Ura është e gjatë rreth 20 metra dhe e gjerë 0,5 metra. Ura e rrënuar, e cila ndodhet sipër lumit Vitim, nuk ka mbrojtëse anësore dhe një lëvizje e gabuar mund të jetë fatale.

Shtyllat e shkatërruara që mbështesin urën janë të ndryshkura dhe pista prej druri është rrënuar dhe gërryer.

 

Pin It