Pesë minutat e gjata të dashurisë!

Një grua i thotë burrit që ishte ulur pranë saj në park; “Shiko, ai djali me triko të kuqe që po tundet në shilarës është djali im.” Burri duke buzëqeshur;
– Paskeni një djalë simpatik! – i tha.
– Djali me bluzë blu tek shilarësi tjetër është i imi. – tha dhe pasi pa orën tha;
– Ej bir, besoj se erdhi koha të ikim?
Djali i cili lëkundej në shilarës thotë;
– Edhe pesë minuta baba, vetëm pesë, të lutem!
Burri tundi kokën në shenjë pohimi, djaloshi vazhdoi kështu të tundej i ngazëllyer. Pas disa minutash burri ngrihet dhe thërret;
– Biri, ikim tashmë, si thua?
Djaloshi përsëri nuk donte të largohej.
– Të lutem babi, edhe pesë minuta të luteeeem, edhe pesëëë! – i thotë djali.
Djaloshi vazhdonte të luante i gëzuar pasi babi i tha po. Gruaja e cila ishte pranë nuk mundi të duronte më dhe e pyet me zë të ulët dhe admirim.
– Sa baba i durueshëm qenkeni!?
Burri vuri buzën në gaz dhe tha;
– Nuk është durim ky që po bëj zonjë. Vitin e kaluar humba djalin tim të madh në një aksident, ku po ngiste biçikletën këtu afër. Nuk shpenzova shumë kohë me të, por tani do të bëja gjithçka për të kaluar pesë minuta më shumë me të. Por tani i kam dhënë fjalën vetes, se nuk do të bëj të njëjtin gabim dhe me djalin tim të vogël

 

Pin It