Pesë parimet e domosdoshme në Islam

Trashëgimia më e madhe që na la Profeti ynë s.a.s, është rruga që ndoqi ai gjatë gjithë jetës, e thënë ndryshe Suneti i tij. Suneti është një model i mënyrës së jetesës. Suneti na ofron ne modele sjelljeje lidhur me çdo specifikë që i intereson njeriut, si adhurimi, morali dhe etika, marrëdhëniet shoqërore dhe jeta familjare. Suneti i Profetit s.a.s mbi temat e adhurimit, shitblerjes, martesës dhe marrëdhënieve të tjera ndërnjerëzore, është evidentuar në librat e fik’hut. Dijetarët islamë, ndërsa nga njëra anë kanë zbërthyer konkluzionet e shprehura nga hadithet profetike, nga ana tjetër janë përpjekur të përcaktojnë qëllimet themelore të fesë, sepse duke dhënë konkluzione mbi çështjet e parashtruara ose duke u vënë në zbatim konkluzionet e përcaktuara, këto parime janë marrë parasysh.

Këtyre parimeve themelore të parashikuara nga Kur’ani dhe Suneti për të siguruar regjimin shoqëror, u është thënë “domosdoshmëritë, dobitë e domosdoshme”. Këto parime janë qëllimet kryesore që feja ka pasur si synim t’i realizojë. Këto parime mbi të cilat i Dërguari i Allahut s.a.s ka qëndruar me këmbëngulje janë mbledhur në pesë kapituj:

  1. Mbrojtja e fesë,
  2. Mbrojtja e mendjes dhe arsyes,
  3. Mbrojtja e jetës,
  4. Mbrojtja e pasurisë,
  5. Mbrojtja e brezit, familjes dhe nderit.

Duke i krijuar njerëzit, Allahu i Madhëruar u pati dhënë mundësinë për t’i dalluar nga njëra-tjetra të mirën dhe të keqen, për ta njohur ç’është e bukur dhe ç’është e shëmtuar. Kjo mundësi është arsyeja dhe vullneti. Vullneti, domethënë, dallimi i të mirës nga e keqja është dhuntia më e madhe që u është dhënë njerëzve. Madje mund të thuhet se veçoria më me rëndësi që e bën njeriun të ndryshëm nga qeniet e tjera e ngarkon me përgjegjësi fetare dhe njerëzore, është zotërimi i arsyes dhe vullnetit.

Sipas Islamit, të gjithë njerëzit lindin me natyrë ose krijim të pastër. Sigurimi i paprekshmërisë së jetës është një nga të drejtat themelore njerëzore. Ashtu siç nuk mund të sillet në një mënyrë që rrezikon jetën e tjetrit, njeriu nuk e hedh as veten e tij në rrezik. Duke u shprehur në një hadith “është ndaluar dëmtimi si dhe përgjigja ndaj dëmit me dëm” [Ahmed bin Hanbel, 1/313], vshtë theksuar rëndësia e garancisë së jetës dhe pasurisë.

Mbrojtja e brezave është një nga të drejtat themelore të njeriut. Zoti ka theksuar në Kur’an se duhet ta mbrojmë familjen moralisht dhe shpirtërisht. Veçanërisht edukimi i fëmijëve dhe mbrojtja e tyre nga të këqijat është jashtëzakonisht me rëndësi për sa i përket rritjes dhe përgatitjes së brezave të shëndetshëm.

Burimi: Revista “Zani i Naltë”, Viti III(XVII) 2015, nr.10 (163), fq. 5-12.

Pin It