Pika e fundme e namazit…

Ajo që quhet pika e fundme e namazit dhe që sipas mësimit të hadithit, “se nuk ka kohë kur robi është më afër me Zotin e tij se kur bie në sexhde” [Muslim, salat 215; Ebu Daud, salat 160], kur drejtohet drejt horizontit të stolisur me fjalët “koka dhe këmbët në një vend, balli puth sexhadenë; ja, prej këtej shkon njeriu më pranë Krijuesit të Tij, nga kjo xhade.” Dhe pa u përkulur para askujt tjetër e ul fshik fytyrën pas tokës me ndjenjën më thellë të modestisë, dhe kësaj here e hap shpirtin me një tjetër ton, duke u lutur në drithërima: “O Zot, falmi mëkatet, po, të gjithë mëkatet, të madh e të vogël, të parin dhe të fundmin, të hapurin dhe të fshehtin, falimi të gjitha [Muslim, salat 216; Ebu Daud, salat 156]– o i përnderuar me fjalët “se Zoti t’i fali ty të gjitha, në të shkuarën e në të ardhmen; Ai do ta plotësojë mirësinë që të ka premtuar…” [Surja Fet’h, 48/2]

Edhe në atë afërsi me të Drejtin, kur kënaqësia shpirtërore arrin majat dhe përjetohet gjer në palcë, Ai lutej e përgjërohej siç ia kërkonte thellësia e dijes së Tij, edhe pse Ai kishte dëshmuar gjithçka, me këto fjalë që dukej sikur t’i shkëputeshin prej telave të zemrës, ai shprehte edhe njëherë paarritshmërinë e shpirtit të tij: “ O Zot, unë i bëra shumë padrejtësi vetes sime. – dhe kjo duhet të jetë ndonjë thirrje për të ardhur në vete edhe për ne – vetëm Ti, Ti, mund të m’i falësh mëkatet, falmë mua me një falje të veçantë ato që mund të vijnë veç prej Teje, duke u treguar i mëshirshëm me mua; nuk ka dyshim se Ti je Falësi dhe Mëshiruesi i Vetëm.” [Buhari, ezan 151; Muslim, dhikr 48]

Pin It