Planktonet, burimi i oksigjenit të gjysmës së tokës

Peshq, balena, delfinë, gaforre  dhe çdo gjë tjetër që jeton mbi ose nën sipërfaqen e oqeaneve e kanë të lidhur ngushtë ekzistencën e tyre me planktonet. Planktonet janë një grup kafshësh të ndryshme, alga, bakterie dhe organizma të tjera mikroskopike një-qelizore, që banojnë në shtresat e sipërme të oqeaneve, detrave dhe ujërave të ëmbla. Edhe pse gati të padukshme me  sy të lirë, ato janë burimi kryesor i ushqimit për kafshët e mëdha.

Sipas një studimi të kryer ne shtator të 2009-ës  shkencëtarët arritën në përfundimin se:

“Planktonet  prodhojnë oksigjenin që marrim ne, heqin dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe në përgjithësi mbajnë tokën në një gjendje të banueshme për qeniet njerëzore.

Afërsisht gjysma e oksigjenit që ne marrim vjen nga diatomet, alga të imëta që banojnë në shtresa të ndriçuara nga dielli të trupave ujore. Pra, në thelb, një-e-pesta e oksigjenit që merr njeriu përmes frymëmarrjes, vjen nga diatomet, kështu që ato në njëfarë mënyre janë po aq të rëndësishme sa një pyll tropikal në aspektin e kontributit të tyre global”.
Disa studjues mendojnë se pasurimi i oqeaneve me hekur do të stimulonte rritjen e planktonit, e cila do të ndikonte në thithjen e karbonit nga atmosferën e Tokës.

Pin It