Portofoli që ndan automatikisht monedhat nga kartëmonedhat

fancyrespectfulgreendarnerdragonfly-mobile

Ju bien monedhat nga portofoli? Tani jo më, një portofol gjenial duket se e ka zgjidhur problemin me humbjen e monedhave. Kuleta smart “Kin” automatikisht veçon monedhat nga kartëmonedhat.

Mjafton që kur të fusni paratë në portofol, t’i jepni një “tundje” dhe ata do të ndahen në “dhomëzat” e tyre. Për shkak se xhepat janë të qepur, ata nuk mund të kthehen më si ishin.

Portofoli është dizenjuar nga tre stiliste të reja nga Singapori por mënyra se si funksionin mbetet ende sekrete.

Shumë shpejt shpikja do të dalë në treg me një çmim prej 40 dollarë.

Pin It