Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8

Samsung Electronics prezantoi dje në Shqipëri smartfonin e ri Galaxy A8(2018).

Modeli i ri i serisë së smartfonëve Samsung Galaxy A karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përparme e dyfishtë, ekran pa korniza dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik, elegant dhe jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë e më të lehtë.

Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

“Për ne është shumë e rendësishme njohja dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, prandaj çdo vit vijmë me modele të përmirësuara bazuar në këto preferenca. Jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelin e ri të serisë së smartfonëve Galaxy A8 për vitin 2018, i cili kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve”, tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizoni fotot tuaja me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet tuaja ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.

Videot që lëvizin figurën do të jenë një gjë e së kaluarës me teknologjinë e stabilizimit të imazhit dixhital të videove (VDis). Me veçorinë shtesë ‘Hyperlapse’, tani mund të krijoni video time-lapse, që ju lejon të regjistroni, tregoni dhe ndani video edhe më të gjata.

Pin It