Profeti a.s, e menaxhonte shumë mirë kohën!

Vlerat e kohës theksohen në shumë ajete kuranore dhe në shumë thënie profetike. Në mënyrë të veçantë, Allahu betohet në kohën e fillimit të Sures Asr në Kuran duke nënkuptuar “kohën e ndërmjetme” apo “pasdrekën”. Është opinioni i përgjithshëm i interpretuesve të Kuranit ai sipas së cilit, këto frekuenca kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen ndaj këtyre koncepteve dhe të theksojnë rëndësinë e tyre.

Duke pasur gjithmonë besim në ndihmën e Allahut, i Dërguari (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), ishte një mjeshtër i menaxhimit të mirë të kohës. Dy lloj aktivitetesh e zinin kohën e tij:

– Aktivitetet spontane (të paprogramuara) dhe ato të rregullta (të programuara). Aktivitetet spontane përfshijnë pritjen e ndonjë delegati apo të ndonjë përfaqësuesi, përballimi me ndonjë nevojë urgjente apo ndihma ndaj ndonjë të huaji i cili spontanisht kërkonte ndihmë. Këto aktivitete kryheshin gjatë hapësirave të lira kohore të cilat nuk ishin pjesë e kohës së përcaktuar për aktivitetet e programuara. Për më tepër, nëse ndonjë delegacion me peshë vinte në Medine për takim, ajo do të pritej në momentin më të afërt të vlefshëm. Megjithatë, nëse një grup kishte vendosur të qëndronte në Medine për njëfarë kohë, atëherë takimi me këtë grup përfshihej në planin normal të aktiviteteve.

-Kohët e rregullta të namazeve formojnë kornizën e gjithë listës së aktiviteteve të rregullta. Dy aspekte të regjimit ditor të Profetit ishin: Aktivitetet e njëjta ishin të vendosura në të njëjtën periudhë kohore të çdo dite dhe çdo aktivitet kishte një kufi kohor të përcaktuar. Raportime të ndryshme në lidhje me jetën e përditshme të Profetit na bëjnë të ditur se ai ishte shumë i kujdesshëm në zbatimin rigoroz të regjimit të tij ditor.

Profeti ishte njeri shumë i përpiktë në përdorimin korrekt të kohës. Ai nuk e çonte dëm as çastin më të shkurtër dhe i qortonte ata që vepronin ndryshe. Ai ka mbajtur një regjim strikt ditor deri në atë shkallë sa sahabet shqetësoheshin kur kish ndonjë shmangie prej tij. Ai caktoi ditë dhe orë të veçanta për aktivitetet e caktuara. I nxiste njerëzit për të bërë pushim të shkurtër dhe për të marrë një sy gjumë në drekë. Gjithashtu praktikoi parime të tilla si të ngrënit pa e tepruar, të fjeturit me masë dhe të folurit me masë, të gjitha këto me qëllimin e vetëm që të ndihmojë ne menaxhimin më të mirë të kohës. I Dërguari i Allahut përfitonte nga çdo moment i përshtatshëm për të përkujtuar Allahun dhe për t’u lutur. Çdo aktivitet i jetës së tij udhëhiqej nga qëllimi kryesor që ishte të jetuarit dhe ndarja e besimit në Allah me të tjerët për të patur një jetë të lumtur si në këtë botë edhe në tjetrën.

Burimi: profetimuhamed.info

 

Pin It