Profeti thotë :“Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

I porositte punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë. Një ditë prej ditësh erdhi një Jehudi dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.

Punëtori tha: Ky është Jehudi, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.

Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Jehudie për 3.000 dërhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit”.

Pronari pyeti: Ku është ai?

U përgjigj: Ai u kthye me karvanin.

Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas ditëve.

I tha Jehudit: O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë; merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.

Jehudi e pyeti: Çka të shtyu ta bësh këtë?

Tregtari i devotshëm i tha: Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Jehudiu ia ktheu: Dërhemët me të cilat pagova ishin fals; atëherë merri 3.000 dërhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët.

Kujdesu për amanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.

Pin It