Pse e admiroj Muhamedin?/ Craig Considine

“E admiroj Profetin Muhamed sepse ai predikoi tolerancën fetare, veçanërisht në raport me të krishterët dhe hebrejtë. Në traktatin e Maknes, Profeti u tha ndjekësve të judaizmit se “ju do të jetoni në paqe…ju do të jeni të sigurt nën sundimin tim…Ndaj jush s’do të ketë armiqësi dhe nuk do t’ju bëhet keq.”  Njësoj si në marrëdhënien e tij me hebrenjtë, Muhamedi donte të mbronte të krishterët, që nga muslimanët konsideroheshin gjithashtu si njerëz me një status të veçantë. Në një marrëveshje që bëri me murgjërit e krishterë të Malit të Sinait, Muhamedi i garantoi ata se gjykatësit e krishterë do të mbroheshin dhe kishat do të ruheshin. Teksti i marrëveshjes thotë se muslimanët duhet t’i konsiderojnë të krishterët dhe hebrenjtë si  motrat dhe vëllezërit e tyre që janë robër të të Gjithëfuqishmit…”

-Craig Considine

Pin It