Qiejt faqe-sypërshndritëse…

Një perëndim dielli shih, po aq ëmbël sa dhe lindja;
Shpirti ç’është, një copë e mbushur plot me ndjenja…

Në këtë botë perëndimet nga pas një lindje kanë,
Në shpinë të errësirës: prej drite një ekran.

Netët me qiejt faqe-sypërshndritëse,
Nje këngë e pafund ajo gjeometri e mahnitshme.

Një klimë qiellore e pafjalë, e kthjellët dhe e qetë
Na pulit sytë… pas saj një botë tjetër…

 

Pin It