Ramë Lahaj merr trofeun në “Operalia” nga Placido Domingo, Artisti nga Kosova vlerësohet i treti në garën e madhe të muzikës operistike

auto_13691087_1328977973796849_938867746194790588_o1469453444

Tenori i njohur nga Kosova  Ramë Lahaj është renditur i treti në garën e madhe për çmimin “Operalia”. Juria ndërkombëtare paraprakisht e kishte vlerësuar Lahajn në listën e ngushtë të kandidatëve bashkë me sopranon nga Kanadaja, Aviva Fortunata, sopranon franceze Elsa Dreisig, atë italiano-amerikane, Marina Costa-Jackson, sopranon Elena Stikhina e tenorin Bogdan Volkov nga Rusia, dy tenorët nga Koreja Jugore, Keonëoo Kim e Sehoon Moon, sopranon nga Ukraina, Olga Kulchynska, mezzo-sopranon J’nai Bridges, bass-baritonin Nicholas Broënlee e tenorin Brenton Ryan, që të tre nga ShBA-ja. Tenori Lahaj ka thënë se kjo është një ngjarje e madhe për të . Çmimi i është dorëzuar artistit nga Placido Domingo.

 

Pin It