Rastet kur nuk këshillohet të hani hurma

Hurmat janë frut i stinës dhe pëlqehen shumë, por gjithsesi kanë kufizime në konsumim. Disa prej tyre po i rendisim më poshtë:

  1. Mos konsumoni hurma me stomakun bosh
    Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

    2. Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
    Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkaktonndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

    3. Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
    Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

    4. Konsumojini hurmat pa lëkurë
    Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.

Pin It