Receta e bonboneve “magjike”

Ende e kam të freskët ndjesinë e mrekullueshme që me jepte gatimi i bonboneve në shtëpinë time, në një kohë që tregu nuk gëzonte asnjë fëmijë. Vazhdoj të habitem se si me vetën 3 përbëres këto bombone ishin aq te shijshme sa nuk kishe të ngopur.

Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Përbërësit për Receta për Bonbone

1 liter qumësht i freskët

2 kg sheqer

80 gr gjalpë

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë me zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

Burimi: Arti i gatimit

Pin It