Receta e ditës/ Kadaif i mbushur

Përbërësit:

200 gr kadaif

1 gotë arra

3-4 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle sheqer pluhur

Për ta zbutur:

1 litër qumësht

2 lugë gjelle nisheste

2 lugë gjelle miell

4-5 lugë gjelle sheqer

1 të bardhë veze

vanilje

1 lugë gjelle gjalpë

krem pastiçerie

Përgatitja:

Fillimisht në tigan hedhim gjalpin, sheqerin, gjysmën e masës së kadaifit dhe arrat. Në një tenxhere hedhim qumështin, nishestenë, miellin, sheqerin, të  bardhën e vezës, vaniljen  i përziejmë dhe i skuqim  në temperaturë të ulët . Më pas e marrim nga zjarri dhe i shtojmë gjalpin,  kremin e pastiçerisë  dhe e përziejmë. Një pjesë të kadaifit e shtrojmë në tepsi. Mbi të hedhim masën kremoze dhe e sërish mbi të shtojmë pjesën e mbetur të kadaifit. Kadaifin e vendosim në frigorifer për 4-5 orë, pastaj e ndajmë në pjesë. Ju bëftë mirë!

Pin It