Receta me patate, një zgjidhje për flokët e thinjura

potato-peel-for-grey-hair-580x305

Flokët e thinjura bëhen problem për estetikën personale. Ato thinjen kur qelizat që prodhojnë ngjyrën ndalojnë prodhimin e pigmentit.

Nëse dëshironi të mbani ngjyrën e vërtetë të flokëve tuaj pa e ndryshuar ate më poshtë do të gjeni një recetë me një përbërës për t’i fshehur thinjat.

Ju duhen: 1 tenxhere, lëvore të pateve dhe 2 gota ujë.

Si ta përgatisni?

Hidhni lëvoret e patateve në ujë dhe vlojini për 5 minuta. Lëreni që të ftohet. Lëngu në fillim kthehet në ngjyrë të verdhë, më pas në të zezë.

Si ta përdorni?

Lani flokët me shampon, siç e bëni zakonisht. Hidhni përzierjen e patateve në flokët tuaja dhe pastaj mbuloni flokët me një peshqir. Mbajeni atë për disa minuta, pasi ti keni zbuluar flokët do të vini re që ato janë më të errëta.

Pin It