Recetë/Keku zebër

Përbërësit:

4 vezë

2 gota sheqer

1 gotë qumësht

3 lugë gjelle kos

gjysmë  gote vaj

1 lugë gjelle  kakao

2.5 gota miell

Përgatitja :

Fillimisht marrim sheqerin dhe vezët dhe i rrahim së bashku në një enë, pastaj shtojmë të gjithë  përbërësit e tjerë përveç kakaos. Gjysmën e masës së përgatitur e shtojmë në një tepsi ndërsa pjesës së mbetur i shtojmë kakaon dhe e përziejmë mire.

Pastaj masën e përftuar e shtojmë në formë rrathësh mbi pjesën tjetër. Kekun e pjekim në temperaturë 175 gradë celsius për 40-45 minuta. Pasi të kenë kaluar 30 minuta e kontrollojmë me piru nëse është pjekur.

Ju bëftë mirë!

Pin It