Recetë/Revani me sherbet dhe arrë kokosi


Për revaninë

– 3 vezë

– 1 gotë sheqer

– 1 gotë kos

– 2 gota miell

– 1 lugë vanilje

– 1 lugë sode buke

– 2 filxhanë vaj

Për sherbetin;

– 3 gota ujë

– 3 gota sheqer

– gjysmë kokërr lëng limoni

  1. Në fillim përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin duke i lënë të ziejnë. Pasi të ketë vluar shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë për 1-2 minuta. Më pas fikim zjarrin dhe e lëmë mënjanë.
  2. Fillojmë të përgatisim revaninë duke rrahur në një enë vezët dhe sheqerin.
  3. Shtojmë në to vajin,kosin dhe miellin.
  4. Në fund hedhim vaniljen, sodën dhe i përziejmë mirë .
  5. Tepsinë që do e përdorim për pjekje, e lyejmë me vaj.
  6. Shtojmë në të masën e përgatitur dhe e pjekim ne furrë 170 gradë për 30 minuta.
  7. Pasi e nxjerrim nga furra, revanisë i shtojmë menjëherë sherbetin e ftohtë.
  8. Pasi e kemi lënë mënjanë për 1 orë, e marrim revaninë dhe e zbukurojmë me arrë kokos. Ju bëftë mirë!

 

Pin It