Ebu Musa El-Eshariu (r.a), përcjell se Profeti (a.s) ka thënë: “Respektimi i personit të thinjur (të moshuar) është shenjë nderimi ndaj Allahut.” [Ebu Daudi]
Në këtë hadith, Profeti a.s e konsideron respektin ndaj të moshuarve si shenjë nderimi dhe përuljeje ndaj Allahut xh.sh. Ai lidhi nderimin ndaj Krijuesit me respektimin dhe mirësinë ndaj të dobtëve dhe të moshuarve. Hadithi përfshin të gjitha llojet e kujdesit dhe respektit ndaj të moshuarve: kujdesin shëndetësor, psikologjik, social, ekonomik, luftën ndaj analfabetizmit, ofrimin e edukimit dhe të gjitha llojet e tjera të kujdesit që komuniteti ndërkombëtar i konsideron si çështje parësore në ditët e sotme.