Rritet importi i kafes në 3 muajt e parë të vitit

Importi i kafes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u rrit lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2018 u importuan 2 019 tonë kafe.

Krahasuar me 3-mujorin e vitit 2017, gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u importuan 21 tonë kafe më shumë.

Në 3-mujorin e vitit 2017 u importuan 1998 tonë kafe.

Importi i kafes gjatë 3-mujorit janar-mars në 5 vitet e fundit në sasi:

 

Viti                     Sasia (tonë)

 

2014                  1 556

2015                  2 122

2016                  1.978

2017                  1 998

2018                  2 019

ATA

 

Pin It