Rrugët për në bahçet parajsore…

Lidhja e njeriut me një të shkuar të gjatë dhe me një të ardhme që s’di të mbarojë, varet vetëm nga njohja e gradës jetësore të shpirtit e zemrës. Shpirtrat fatbardhë që çojnë një jetë në këtë nivel e që e kuptojnë atë, të shkuarën e shohin në formën e çadrave e të froneve të etërve tanë, kurse të ardhmen, në formën e rrugëve që zgjaten për në bahçet parajsore dhe ikin të lumtur nga vendbanimi i kësaj bote që e lidhën me botën e vet ndiesore. Kurse fatkeqët që nuk munden ta përjetojnë jetën në këto përmasa, jeta që jetojnë u është më e keqe se vdekja, po ashtu edhe vdekja, krejt një skëterrë errësirë mbi errësirë…

Pin It