Samsung hedh në treg ekranin e palosshëm

Gjiganti i teknologjisë “Smasung” njoftoi se në shtator do të hedhë në treg smartfonin e ri me ekran të palosshëm.

Bashkë me të, kompania lider në teknologji synon të fusë internetin me shpejtësi 5G.

Por kjo gjë ka çuar në krijimin e mosmarrëveshjeve tregtare ndërmjet Seulit dhe Tokios për shkak të kufizimeve ndaj eksporteve në Korenë e Jugut, të rëndësishme këto në prodhimin e mikroçipeve dhe ekraneve të smartfonëve që hidhen në treg për shitje nga lideri botëror Samsung.

Gjithçka mbetet të shihet në prezantimin zyrtar të këtij smartfoni.

Pin It