Pritja mbaroi, S9 dhe S9+ mbërrijnë në Tiranë

Samsung Electronics prezantoi në Tiranë smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët u lançuan më 25 Shkurt 2018 në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë.

Galaxy S9 dhe S9+ janë pajisje ideale që plotësojnë nevojat e konsumatorëve për komunikim më intensiv, por edhe për shprehjen e personalitetit të përdoruesve me foto, video dhe emoji AR. Galaxy S9 dhe S9+ kanë kamerën më të avancuar deri më tani me një hapje të re të dyfishtë për të shkrepjet me dritë të ulët, aftësitë video të ngadalta dhe Emoji AR e personalizuar.

“Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant”, tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën gjatë ceremonies së prezantimit.

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshme e shumë karakteristika të tjera – flagshipet e reja Galaxy S9 & S9+ ripërcaktojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

Për më shumë informacion rreth Galaxy S9, vizitoni  http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy, www.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/al

Pin It