Së shpejti një kanal televiziv vetëm për Diasporën dhe disa të reja të tjera

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për diasporën” ku detajohen rregullat dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën.
Projektligji parashikon një kanal televiziv të dedikuar. Televizioni Shqiptar do të sigurojë një kanal transmetimi me program radioteleviziv për diasporën. Shpenzimet për
prodhimin e programeve të dedikuara për diasporën dhe transmetimin do të përballohen nga buxheti i shtetit.
Po ashtu parashikohet krijimi i Qendrave Kulturore për Diasporën që do të ushtrojnë veprimtarinë në vendet me interes për diasporën e Republikës së Shqipërisë të cilat do të hapen në marrëveshje me këto vende. Edhe në Muzeun Historik do të themelohet një pavion i veçantë për diasporën.

Ndërsa Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse për arsimin dhe kulturën, do të mundësojë aksesin në fondin e librave on-line, pa pagesë, për
edukimin dhe letërsinë, dedikuar interesave të diasporës. Edhe një çmim o të jetë gjithashtu i dedikuar për pjestarët e suksesshëm të diasporës. Çmimi do të titullohet “Ambasador i Kombit”.

Pin It