Sekreti se si lakuriqët e natës qëndrojnë në ajër teksa flejnë

batsh

Lakuriqët e natës qëndrojnë në gjumë letargjik përgjatë gjithë dimrit duke u varur nga këmbët në çatitë e shpellave. Por si ka mundësi që nuk bien?

Natyralisti Steve Backshall dhe gruaja e tij, Helen Glover, dy herë medaliste e artë e Lojërave Olimpike, zhvilluan një ekspeditë emocionuese në lartësitë e veirut të Japonisë, ku vizituan shpellën gëlqerore Irimizu për të parë lakuriqët e natës në letargji.

Kjo shpellë nëntokësore është jo pak e vështirë për t’u eksploruar edhe për shkak të rrymave nëntokësore ujore që e përshkojnë vende-vende.

Lakuriqët e natës kalojnë dimrin në këtë shpellë në një gjumë letargjik me “gishtat” e këmbëve të fiksuara në çatinë e shpellës pa përpjekjen më të vogël për t’u mbajtur pas saj. E gjithë pesha e trupit e varur vetëm pas atyre gishtave të cilët qëndrojnë të lirshëm edhe të patendosur.

“Është e çuditshme se si është e mundur një gjë e tillë”, thotë Backshall, “pasi kur ne njerëzit i lëmë të lirë gjymtyrët rrezikojmë të na rrëzohen gjërat që mbajmë me to.”

“Është thjesht e mrekullueshme, e pashpjegueshme se si ata kalojnë gjithë dimrin në këtë gjendje, ndërsa mund të dallohet me sy të lirë që vetëm një sipërfaqe shumë e vogël e gishtave të tyre të këmbës prek çatinë e shpellës. Është një mrekulli”, shprehen eksploruesit.

/BBC/

Pin It