‘Selfieccino’, të vendosësh fytyrën në një filxhan kafe

Një lokal në Londër u ofron klientëve kafe me fytyrën e tyre mbi të. Kjo mënyrë e re e shërbimit të kafes quhet ‘Selfieccino’.

Në makineri ngarkohet një foto nëpërmjet smartphone, i cili përdor përbërës ushqimor për të vizatuar foton.

“Zakonisht kafja të vjen me ndonjë arush, zemër, apo ndonjë pemë palme, por kjo është më personale”, thotë një kliente e lokalit. Për këtë në Londër kafja kushton edhe 2 paund ekstra.

Madje disa e kanë të vështirë të pijnë kafen. “Nuk dua ta pij, është shumë e bukur”, thotë një tjetër kliente.

Pin It