Shafrani, erëza orientale që bën mrekulli në trupin tonë

 

Shafrani merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit. Erëza e shafranit njihet që nga kohët e lashta, ajo është përdorur qysh në Mesopotami, 5.000 vite më parë.

Një prej dobive të shafranit është përdorimit i vajit tij, i cili ka efekt qetësues, heq dhimbjen dhe ngërçet. Librat e vjetër përmendin se shafrani i përzier në qumësht mund të përdoret si një kompresë për sytë e lodhur dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve, ngërçeve tek foshnjat dhe të tjerët. Ai gjithashtu ka efekte shumë pozitive për astmën, kollitjen, stimulimin e qarkullimit të gjakut, ilaç natyral për depresion si dhe ndihmon në zbutjen e sëmundjes  Alzheimer.

Shafrani , quajtur ndryshe “mbreti i erëzave”përdoret pothuajse në të gjithë botën. Edhe pse është më i njohur si një erzë, për shkak të ngjyrës specifike të verdhë, përdoret edhe si një ngjyrosës natyror në industrinë ushqimore dhe për qëllime mjekësore.

Shafrani mund të përdoret edhe për qëllime kozmetike. Falë përmbajtjes së tij të pasur me antioksidantë, ai e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Maska nga shafrani dhe papaja e freskët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe kontribuon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave.

 

Pin It