SHBA: Festivali shqiptar bashkon shqiptarë e amerikanë në Connecticut

 

Më datat 21-22-23 Qershor u zhvillua Festivali i 13’te i organizuar dhe drejtuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan (Albanian American Muslim Community), në Connecticut.

Dhjetëra vullnetarë anëtarë të AAMC punuan për ditë me rradhe për organizimin e festivalit i cili ka si qëllim promovimin e vlerave kombetare shqiptare në shoqerinë amerikane si dhe kultivimi i kultures sone në brezat e rinj shqiptarë.

Pjesemarresit pershendetën e  vleresuan maksimalish  festivalin dhe komunitetin shqiptar.

Përfaqesuesi i U.S senator Chris Murphy, përfaqesuesja e kongresmenes Elizabeth Esty, Senatorja e shtetit Joan Hartley, senatori i shtetit Paul doyle,

Kryetari i keshillit bashkiak te Ëaterbury Paul Pernereëski, anëtaret e këshillit bashkiak Ron Napoli dhe Jetlir Kulla i cili njëkohesisht është prej aktivisteve të komunitetit.

Grupi i valleve të komunitetit tonë përformoi shkelqyeshem vallë nga treva të ndryshme shqiptare duke perfaqësuar me së miri kombin tonë.

Pas një vleresimi të shume aplikimeve, bordi i bursave ne AAMC perzgjodhi tre studente shqiptar të cileve iu dhane bursa nga AAMC: Daiana Lilo, Marseda Halilaj, Klediol Kaso.

Daiana Lilo u zgjodh e para e shkolles se mesme dhe fitoi burse të plotë nga Harvard University. Shqiptarja e zgjuar beri krenar te gjithe komunitetin tone.

Mbeshtetës të bursave të dhëna nga Albanian American Muslim Community ishin edhe kryetari i bashkise së Ëaterbury, filantropisti i njohur dhe njëkohësisht anetar i komunitetit tonë Richard Lukaj dhe Sam Shehu, njekohësisht edhe ai anetar i AAMC.

Disa prej mesazheve te dhena gjate ceremonise ne festival

Senator Joan Hartley: Jam shumë e lumtur që ndodhem ketu dhe tashme unë jam një pjesemarrëse e rregullt të aktiviteteve të ketij komuniteti. Pak ditë më parë isha pjesë e iftarit interfaith te organizuar nga ALbanian American Muslim Community dhe harmonia nderfetare është një nga cilesite tuaja më të mira.

Ëaterbury board of aldermen: Vendimi më i mirë i kryetarit të bashkisë ishte përzgjedhja e një shqiptari si anëtar bashkie; Jetlir Kulla.

Përfaqësuesi i Senatorit Murphy: Senator Murphy eshte mik i shqiptareve dhe këtij komuniteti. Une jam rritur në një shtëpi të ndërtuar nga shqiptar, ha ushqim nga restorant shqiptar dhe miqte e mi më të mirë jane shqiptarë muslimane.

Përfaqësuesi i kongresistes Elizabeth Esty: Ju percjell përshëndetjet më të sinqerta të kongresmenes e cila është pjesemarrese e rregullt e aktiviteteve të komunitetit shqiptar jo për shkak të ushqimit dhe muzikes tuaj të mrekullueshme, por për shkak se ajo e vlereson shumë perpjekjen tuaj për percjelljen e vlerave tuaja në brezat e ardhshëm.

Anetari i bashkise Jetlir Kulla: Une jam zgjedhur anëtar bashkie në saj te ndihmës dhe mbeshtetjes tuaj të pakursyer. Ju percjell pershendetjet e kryetarit te bashkise i cili ishte pjese e festivalit dy dite me parë dhe kam nderin të dorezoj bursat për tre studentet shqiptar.

Mesazhi i imamit te AAMC, Gazmend Aga per festivalin: Çdo perpjekje për të ruajtur vlerat dhe traditat tona, është investimi më i mire për të ardhmen e shendoshë te komunitetit e sidomos të të rinjve tanë. Kultivimi i dashurisë për atdheun, gjuhën dhe besimin, vazhdimi i shpirtit të dialogut dhe harmonisë që karakterizon kombin tonë, promovimi i vlerave tona në shoqërinë amerikane jane veç disa nga pasurite e shpalosura ne kete festival.

 

 

 

 

 

Pin It