Shqipëria renditet në 10 vendet më të varfëra të Europës

butrinti

Gazeta amerikane Gazzete Review në një artikull publikuar këtë të shtunë ka renditur 10 vendet më të varfra të Europës në të cilën renditet edhe Shqipëria. Shqipëria ishte në vendin e 4­-tërt duke lënë pas Kosovën.

Ndërkohë që Shqipëria ka një numër të madh burimesh natyrore si hekur gaz natyral apo burime minerare duket se këto nuk janë përkthyer në para për shtetasit e saj. Agrikultura renditet si më kryesorja në punësimin e njerëzve megjithatë Shqipëria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar në organizata botërore e Europiane në luftë për ringritjen ekonomike­thuhet në artikull.

Gazeta shprehet optimiste për të ardhmen e vendit tonë pasi në vitet në vijim nuk e sheh në këtë listë për shkak të ndryshimeve dhe përpjekjes së saj drejt Europës

Pin It