Shqipëria, vendi me katër stinë që duhet vizituar

Shqipëria jonë i ka bukuritë e panumërta! Kudo e kurdo ta shëtisësh do të të ngelen sytë mbi të, qoftë pranverë, verë, vjeshtë a dimër. Roland Palushi, Pedagog tek Universiteti i Sporteve dhe Albert Pali Specialist turizmi na treguan  ku ta shplodhim shpirtin e sytë ketë vjeshtë. Turizmi katër stinësh i jep vendit një nur tërheqës për këdo. Ditët e shumta me diell, magjia e vjeshtës e gjithçka tjetër përreth janë si një ftesë e përhershme për turistët e huaj apo vendas. Lind natyrshën pyetja se ku i drejtojnë turistët guidat turistike, Berti pa dyshim zgjodhi veriun e vendit, ndersa për profesor Palushin ka edhe nje lloj tjetër turizmi, ai historik. Të gërshetuar të gjitha bashkë, natyra, historia, kulinaria e mikpritja Shqipëria ka ç’të ofrojë…

 

Pin It