Shqiptarët shmangin doktorin për të kursyer!

Në anketën e zhvilluar nga Komisioni Europian mbi cilësinë e jetës, rezulton se 41% e shqiptarëve të anketuar e kanë shtyrë vizitën ose nuk kanë shkuar fare te doktori për tu siguruar mbi shëndetin e tyre, përqindje kjo më e larta në Europë. Arsyeja kryesore sipas po këtij anketimi lidhet me kursimin e të ardhurave.

Por situata duket akoma edhe më e rëndë kur bëhet fjalë për shendetin oral, pothuajse gjysma e të anketuarve nuk shkojnë për kontrolle tek dentisti ose e shtyjnë vizitën derisa të mos mbetet rrugë tjetër.

Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë edhe kur e krahësojmë me vendet e tjera fqinje. Maqedonia dhe Mali i zi zenë vendin e dytë me 25 % të të anketuarve që nuk kanë shkuar te doktori për të kursyer. Pas këtyre dy vendeve vjen Serbia me 22 %.

Në anketën e cilësisë së jetës të anketuarit u ndanë në 4 kategori, sipas të ardhurave mujore, në grupin e parë u përfshinë ata me të ardhura më të ulëta e deri të grupi i 4-rt me të ardhurat më të larta.

Kjo përqindje mjaft e lartë e vendit tonë lidhet drejtpërdrejt me të ardhurat e ulëta mujore që ka pothuajse 70% e popullsisë së vendit tonë. Por e gjitha kjo situatë ndryshon kur bëhet fjalë për kategorinë e të anketuarve me të ardhura të larta, nga të cilët vetëm 12% e tyre nuk kanë shkuar te mjeku për tu vizituar.

Pin It