Shtëpitë më të veçanta të ndërtuara në botë

Shtëpia është vendi më i dashur pas një dite të lodhshme e të gjatë në punë. Më poshtë do të shikoni disa shtëpi unike në të cilat shumë prej jush do donin të jetonin.

“Shtëpitë Pasqyrë”, Itali

Shtëpitë Pasqyrë në Bolzano të Italisë janë të vështira për t’u vërejtur falë dizajnit të tyre unikë i cili i bën të zhduken nga zona rrethuese. Më e rëndësishmja është se shtëpinë mund ta merrni me qira për pushime apo ngjarje të ndryshme.

Shtëpia “Nautilus”, Meksikë

Shtëpia “Nautilus” në Naucalpan de Juarez të Meksikës, e ndërtuar nga Javier Senosiain, ka fuqinë ta zbukurojë jetën e çdo personi. Shtëpia është e hapur për publikun gjatë tërë vitit.

“Shtëpia e Gurit”, Portugali

Kjo shtëpi e gurit në Portugali është pronë private dhe e rrethuar. Sigurisht se kjo shtëpi na rikujton kohën kur njerëzit kanë jetuar në shpella, pasi që e tërë kjo shtëpi është e përbërë nga gurët.

Shtëpitë kubike të Rotterdamit, Holandë

Shtëpitë kubike në Rotterdam janë pronë private. Pamja e tyre unike ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve. Është e mundur të qëndroni në njërën nga këto apartamente, por paraprakisht duhet ta rezervoni një dhomë përmes internetit.

Pin It