Si është futur monedha në historinë Islame?

Gjatë kohës së Profetit Muhamed (s.a.s) ekzistonin dy superfuqitë kryesore: Perandoria Bizantine dhe Perandoria Persiane. Të dyja perandoritë sundoheshin nga mbretërit dhe kishin një sistem qeveritar që zbatohej prej njerëzve që jetonin në zonat përkatëse. Megjithatë, në Arabi jeta qeverisej ndryshe. Për shembull, për të marrë vendime zgjidheshin udhëheqësit fisnorë, sepse fiset kanë luajtur një rol esencial në jetën e njerëzve që banonin atje.

Arabia ishte e mirënjohur për tregëtinë, që do të thotë që njerëzit atje udhëtonin për të shkëmbyer mallra. Ata udhëtonin me karvanë në toka të ndryshme me këmbë ose kafshë dhe shkëmbenin mallra si një lloj tregtie. Për shembull, atje kishte gjëra si temjani, erëzat, ari, fildishi dhe perlat, të cilat gjendeshin vetëm në atë rajon. Pra meqenëse popullsia e Arabisë përdorte mallra për të shkëmbyer me mallra, nuk e kishte ndjerë nevojën për përdorimin e monedhave. Nevoja për monedhat lindi disa vjet pasi kishte ndërruar jetë Profeti Muhamed (s.a.s).

Ndërsa perandoria Islame u përhap në Lindje dhe Perëndim, njerëzit që pranuan Islamin ishin në masë të madhe. Prandaj, kur liderët myslimanë hynë në toka të reja ata duhej të mbanin sistemin aktual qeverisës, me disa modifikime, kështu erdhi natyrshëm edhe përdorimi i monedhave. Perandoria Bizantine përdorte monedhën e arit të quajtur “solidus”. Perandoria Persiane përdori monedhën e argjendtë të quajtur “drakm”. Guvernatorët muslimanë vazhduan prisnin të njëjtat monedha të vjetra, por pa simbolet e perandorive paraardhëse si kryqi, apo tempujt e zjarrit.

Në kohën e kalifit Osman bin Affan, në hapësirën anësore të monedhave të argjendta persiane, u stampuan mbishkrime arabe si: “Bismilah”. Gjithashtu, në fushën e tregëtisë qytetërimi Islam po fillonte të fitonte terren përmes shkrimeve islamike dhe datave të hixhretit që gdhendeshin mbi monedha. Megjithatë, kjo nuk ishte një ndryshim shumë i madh, sepse përveç këtyre modifikimeve të thjeshta, shumica e monedhave mbetën të njëjta, duke pasur si imazh një mbret Persian, apo shkrime persiane.

Monedhat origjinale Islame datojnë në vitin 77 hixhri ose 696-697 të erës sonë, në kohën e kalifit të pestë umajjad me emrin Abd Al Malik ibn Marvan. Ky kalif ka themeluar monedhën me shkrim arab dhe ka hequr të gjitha mbishkrimet dhe vizatimet e tjera. Ai gjithashtu krijoi standardin e peshës në monedha ari dhe argjendi. Të dy monedhat u riemëruan gjithashtu. Monedha ari quhej “dinar”, që buron nga “denari” latin që do të thotë “ar”. Monedha argjendi quhej “dirhem”, që buron nga “drakhme” greke që do të thotë “monedhë”.

Këto monedha islame ishin projektuar të kishin domethënie fetare. Në njërën anë të monedhës shkruhej shahadeti në stilin Kufi. Në anën e pasme të monedhës, shkruhej ajeti i 33 i sures Tevbe. Në ajet thuhet: “Muhamedi është i Dërguari i All-llahut, i Cili e dërgoi atë me udhëzim dhe fenë e së vërtetës, që Ai ta bënte atë supreme mbi të gjitha fetë e tjera.” Këto monedha të hershme islame vazhduan me të njëjtin dizajn dhe peshë edhe në 1000 vjetët në vazhdim.

Burimi: aboutislam.net

Pëktheu: Spektrum.al

Pin It