Si një gonxhe që çel çdo ditë

Ai është krenaria e njerëzimit. Që prej katërmbëdhjetë shekujsh, gjenitë më të mëdhenj dhe filozofët gjigantë me përmasa botërore si dhe shumë e shumë teoricienë e mendimtarë -yje të qiellit tonë të mendimit- kanë ndenjur të përulur nën hijen e tij duke i thënë: “Ti je njeriu për të cilin ne krenohemi se i përkasim”!..

Madhështisë së tij i mjafton qoftë edhe kaq që ne, në kohën tonë, pas kaq e kaq lëngatash, dëgjojmë ende sot tek përhapet nga minaretë thirrja “Eshhedu enne Muhammede’r-Resulullah, Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut”, sodisim tek shpalos krahët Shpirti i Gjallë Muhammedian e merr fluturim dhe entuziazmohemi së bashku me shpirtrat e shenjtë pesë herë në ditë. Koha nuk mundi ta zbehte tek ne, në ndjesitë tona, asnjërën nga të vërtetat që i përkasin atij. Ai vazhdon të jetë po aq i gjallë e i freskët!

Koha plaket e thinjet, disa mendime vjetrohen e humbasin vlerë, kurse Hz. Muhammedi (s.a.s) në zemrat e besimtarëve, si një gonxhe që çel nga pak e më shumë çdo ditë, ripërtërihet e bëhet çdo ditë edhe më i freskët…

Pin It