Si një shpalosje dykrahëshe

Besimi është identitet i pranimit të Islamit me gojë dhe i vërtetimit të tij me zemër. Besimi është burim i pafund fuqie dhe force. Vetëm se për të marrë frytin e kërkuar dhe rezultatin e dëshiruar, është kusht që besimi të mbështetet me veprimin. Ndërkaq, kryerja e veprimit nga njeriu sikur ta kishte para Allahun dhe ta shihte, quhet “mirësi” (ihsan). Besimi dhe mirësia janë si drita në sy dhe shpirti në kurm. Kurse plotësimi i adhurimeve të detyrueshme (farz) dhe suplemen­ta­re (nafile) është si një shpalosje dykrahëshe dritësore në qiejt e am­shueshmërisë.

Pin It