Si ta mbani të freskët shtëpinë në verë

Temperaturat e larta të verës janë shqetësuese jo vetëm jashtë, por edhe në shtëpitë tona. Më poshtë do të lexoni disa këshilla si ta mbani të freskët shtëpinë.

Mbani dritaret mbyllur në drekë

Shtëpinë ajroseni në mëngjes dhe në darkë, e ndërsa dyert dhe dritaret mbajini mbyllur në drekë, pasi e gjithë vapa nuk do të mund të deportojë brenda në shtëpi.

Mos ndizni llambat ose pajisje të tjera, si TV, ekranet kompjuterike

Ndoshta ju nuk e dini, por ato përcjellin shumë nxehtësi dhe do ishte mirë që të paktën në drekë t’i fiknit ato.

Mbani  lule në ballkon

Lulet, mundësisht të jetë të një natyre që rriten shumë, do t’ju ndihmojnë që të bëjnë hije por edhe për të absorbuar ngrohjen.

Përdorni tendën

Nëse ju keni një ballkon, tenda është një domosdoshmëri. Mbajtja e saj hapur, sidomos në periudhën e drekës, do t’ju mbrojë nga dielli, duke krijuar jo vetëm hije por edhe duke ndaluar deportimin e rrezeve të diellit brenda në shtëpi.

Largohuni nga  kuzhina

Ju e dini besoj që duhet të përpiqeni që të përdorni sa më pak sobën në kohën e drekës. Përpiquni që të hani ushqime të ftohta, pasi soba çliron shumë nxehtësi.

Largoni përkohësisht perdet e bardha

Ato i reflektojnë shumë rrezet e diellit dhe të nxehtin jashtë shtëpisë, kështu që këto kohë përdorni perde me ngjyrë paksa të mbyllura.

Ktheni dyshekun e dhomës së gjumit

Kthejeni nga ana tjetër dyshekun e dhomës suaj të gjumit. Mendohet se është një metodë e mirë për të shmangur vapën.

Pin It