Si ta pastroni klorin nga uji

Uji i nga rubinetit është i mbushur me klor dhe kloreminë, gaz toksik që njihet si dezinfektues. Në fakt uji që pimë nuk duhet të përmbajë më shumë se 4 mg klor në 1 litër ujë, por fatkeqësisht kjo shkon edhe më tepër.

Është e nevojshme të ekzaminohet uji që  pimë dhe këtë mund ta bëni lehtë me një testues që teston kualitetin e ujit dhe sasinë e klorit.

Sidoqoftë, është e dëshirueshme të filtrohet uji që e pimë, pasi  klori në periudhë afatgjatë është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut.

Konsumimi i ujit të klorinuar e rrit rrezikun e kancerit në fshikëz, rritë nivelet e kolesterolit, si dhe shkakton astmën dhe alergjinë. Gjithashtu, ky ujë është i dëmshëm për lëkurën dhe sytë.

Si ta hiqni klorin?

Mënyra më e thjesht për ta bërë këtë është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi  vitamina C e pastron ujin.

Ky pastrim i ujit mund të bëhet edhe me tableta të vitaminës C. Zakonisht proporcioni i kërkuar është 1 mg vitaminë për 1 litër ujë, por mund të shtoni më shumë,varësisht nga sasia e klorit që gjendet në ujë. Gjithashtu, klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit.

Pin It