Si ta vlerësojmë natën e Kadrit?

Profeti (s.a.s) në një hadith të tijin ka thënë: “ Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj i falen të gjitha gjynahet e mëparshme.” [Rijadus-Salihin, II, 464]

Le të përmendim disa gjëra të cilat duhet të kryejnë besimtarët gjatë kësaj nate për ta vlerësuar sa më mirë atë:

1. Këtë natë duhet kryer adhurim për hir të Allahut, duhet falur namaz dhe përforcuar ndjenja e adhurimit.

2. Duhet lexuar sa më shumë Kuran, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.

3. Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë (s.a.s), të shpresojmë në shefaatin e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga umeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.

4. Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë autokritikë ndaj nefsit tonë dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.

5. Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë. Vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë prehje e shpëtim zemrat.

6. Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë robin me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti  Nderuar (s.a.s) këtë natë ka bërë këtë dua: “ Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu’l-afue fa’fuanni.” ( Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!)

7. Këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet të bëhet shkak për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës Islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë.

Pin It