Siguria kufitare prioritet i Maltës si kryesuesja e radhës e presidencës së BE-së

joseph muscat new

Vendi më i vogël i Evropës, Malta, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian dhe konsideron prioritet zgjidhjen e problemit të sigurisë kufitare.

Malta, së bashku me Italinë, ka qenë dy vendet që u prekën nga fenomeni i migrimit, të detyruar për t’u përballur me tragjeditë e vazhdueshme në det si dhe me flukset e migrantëve, të cilët synonin të arrinin brigjet italiane më tepër se ato të Maltës.

Për këtë arsye, vendi është i vendosur të përshpejtojë shqyrtimin e dosjes, e cila momentalisht është e bllokuar nga vetot e grupit të Vishegradit të vendeve nga rajoni i Evropës Qendrore,  që dëshirojnë një zgjidhje ndryshe nga rishpërndarja e migrantëve.

Kryeministri maltez, Joseph Muscat ka vendosur  të ndryshojë strategjinë.

”Fjala ‘solidaritet’ është bërë shumë përçarëse dhe të vazhdosh ta përdorësh atë është e pavlefshme, për shkak se nuk mund të imponohet, ashtu si shumë udhëheqës evropianë kanë vërejtur tashmë gjatë muajve të fundit”, deklaroi ai.

Emergjenca për vendet që nuk janë të ekspozuar direkt është sigurisht siguria dhe për këtë arsye qeveria e Maltës kërkon të përballet me këtë aspekt, që shpesh lidhet me emigrantët.

” Para se një marrëveshje mbi ndarjen e përgjegjësisë, një marrëveshje mbi sigurinë kufitare është e nevojshme ”, tha Muscat në fund të një takimi me presidentin e Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, i pranishëm me të gjithë komisionerët për të koordinuar punën me presidencën e re, përvoja e parë për Maltën duke qenë se  u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004.

Pin It