Siri, rinisin evakuimet në Alepo

255-905x395

Mekanizmi i evakuimit në Aleppo, më në fund po funksionon sërish. Banorët e traumatizuar të zonave lindore të qytetit, të kthyer në bartësin e peshës kryesore të konfliktit, kanë parë me lehtësim lëvizjen e autobusëve dhe autoambulancave, që tregon se për ta ka shpresë sërish.

350 persona mësohet të jenë larguar në valën e dytë të zhvendosjeve, mes tyre edhe 7-vjeçarja Bana Alabed, e cila i tregonte botës përmes mesazheve të saj në “Tëitter” se në çfarë kushtesh të tmerrshme po jetonin njerëzit në lagjet e rrethuara të Aleppos.

Një tjetër evakuim, këtë herë në zonat e provincës së Ilibit të rrethuara prej kundërshtarëve të regjimit, nisi orët e para të ditës së sotme, por jo pa probleme. Njërit prej autobusëve të përdorur në këtë rast, duket se i është vënë zjarri.

Me mijëra persona presin në kushte tejet të vështira largimin nga Aleppoja lindore, e kthyer gati në një gërmadhë të madhe. Rusia, ashtu siç pritej, e kundërshtoi planin francez për të dërguar vëzhgues të OKB-së në lindje të Aleppos. Për Moskën, drafti ishte një katastrofë.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit duket se ka arritur një kompromis për nisjen e monitoruesve pas konsultimit me palët e interesuara, që do të thotë se, teorikisht ata mund të refuzohen nga ushtarët apo milicia në terren. Zyrtarë të lartë të OKB-së sqarojnë se e kanë kërkuar vazhdimisht lejen e qeverisë siriane për të qenë të pranishëm gjatë procesit të evakuimit, por regjimi hesht.

Pin It