Solarbike, biçikleta diellore prezantohet në Danimarkë

solarbike

Danimarka ka prezantuar biçikletën diellore të pajisur me panele fotovoltaike, të cilat thithin energji diellore dhe e kthejnë ate në energji elektrike.

‘’Solarbike’’ ka qeliza diellore në të dy anët e rrotave të ngjashme me një biçikletë tipike.

Inxhinieri danez Jasper Frausig është bazuar te fuqia, e cila furnizohet nga qelizat diellore edhe kur biçikleta nuk ecën. Në momentin që biçikleta nis të lëvizë, fuqia vjen nga bashkimi i qelizave diellore.

Biçikleta diellore mund të ecë deri në 43 milje kur bateritë janë plotësisht të karikuara nga qelizat diellore. Motori ka një shpejtësi maksimale deri në 30 km në orë.

Gjithashtu, kjo biçiklet është disa herë me e lehtë e shumë më aerodinamike se simotrat e saj që shfrytëzojnë energjinë diellore.

solar-bike

 

Pin It