Standartet Universale të Islamit

Aspektet e jetës me të cilat është e lidhur së pari feja, janë sot po aq aktuale sa ç’ishin me lindjen e njerëzimit dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen. Sistemet tokësore ndryshojnë në përputhje me rrethanat dhe, si rrjedhojë, mund të jenë vlerësuar vetëm në pajtim me kohën e tyre. Besimi në Zot, jeta e përtejme, profetët, librat e shenjtë, engjëjt dhe fati hyjnor mbeten të njëjtë, pavarësisht nga ndryshimi i kohërave. Gjithashtu, standartet universale dhe të pandryshueshme të adhurimit dhe moralit kanë të bëjnë pak me kohën dhe jetën tokësore.

Qëllimi madhor i Islamit dhe i dimensioneve të tij të pandryshueshme ka të bëjë me normat e tij duke përcaktuar aspektet e ndryshueshme të jetës sonë. Islami nuk parashtron një formë të sigurt të pandryshueshme të qeverisjes ose të përpjekjeve për ta modeluar atë. Në vend të kësaj, Islami vendos principet fundamentale që orientojnë një karakteristikë të përgjithshme të qeverisjes, duke i lënë njerëzit të zgjedhin modelin dhe formën e saj në përputhje me kohën dhe rrethanat.

Pin It