Studim: ” Kujdes me komplimentimin e fëmijëve!”

 

Jo rrallë here mund të keni rastisur me prindër, që i komplimentojnë fëmijët e tyre duke u thënë se janë inteligjentë e të bukur. Për disa prej nesh kjo mund të duket diçka krejt normale dhe e dobishme, por studimet e kohëve të fundit tregojë të kundërtën. Në fakt, hulumtuesit pohojnë se përgëzimi i inteligjencës së një fëmije mund të dëmtojë në të vërtetë motivimin për arritje. Por kjo nuk është e gjitha; fëmijëve që iu thuhet se janë të zgjuar, mund të kenë më shumë gjasa të kopjojnë në shkollë. Për të arritur konkluzionet e tyre, studiuesit përfshinë në studim 300, 3-5 vjeçarë në Kinë për të luajtur një lojë me një mësues.

Fëmijët u ndanë në tre grupe. Në grupin e parë u përgëzua inteligjenca, në grupin e dytë u përgëzuan përpjekjet dhe në grupin e tretë nuk u bë asnjë përgëzim nga mësuesi. Pasi mësuesi doli nga klasa dhe la grupin në lojë me instruktorin, u vu re se grupi që u ishte thënë se ishin të zgjuar, ishte ai që kopjoi apo bëri më shumë hile gjatë lojës krahasuar me dy grupet e tjera. Natyrisht, bashkëautorja e studimit, Gail Heyman, pranon:

“Është e zakonshme dhe e natyrshme t’u thuhet fëmijëve se janë të zgjuar“. Ajo shtoi: “Ajo që tregon studimi ynë është se dëmi mund të shkojë përtej motivimit dhe të shtrihet në fushën morale. Kjo e bën një fëmijë më të gatshëm të mashtrojë për t’u bërë të mirë. Ne duhet të mundohemi që t’i bëjmë  fëmijët të ndjehen mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe specifikë në përgëzimet që u bëjmë. Vetëm kështu mundet që përgëzimi të shkojë në drejtimin e duhur dhe të sjellë rezultatet pozitive”.

Burimi: Revista Psikologjia

Pin It