Studim: Ngjyra e kaltër nuk të lejon të flesh rehat

Janë shumë faktorët dhe elementet që ndikojnë mbi gjumin. Një studim i kryer nga universiteti i Mançesterit ka zbuluar edhe më shumë; ngjyra e kaltër, një tonalitet i saj(cyan) nuk të lejon të flesh rehat.

Kërkuesit kryen një eksperiment me vullnetarë; i ekspozuan para gjumit me këtë ngjyrë dhe provuan se sa më intensive të ishte prezenca e së kaltrës, aq më e vështirë ishte të të zinte gjumi dhe e anasjellta. Sa më i vogël ishte intensiteti, aq më e lehtë ishte të flije.

Gjithashtu matën edhe nivelin e melatoninës, hormonit të gjumit në pështymë dhe zbuluan se ishin në nivele të ulëta kur ekspozoheshin para kësaj ngjyre. Dhe më befasuese ishte zbulimi i këtij efekti që prodhohej edhe kur ngjyra nuk ishte e dukshme me sy të lirë.

Pin It