Studiuesi arbëresh Matteo Mandala nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

Studiuesi i njohur arbëresh Matteo Mandalá është nderuar ditën e djeshme  me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Ceremonia u zhvillua në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të këtij institucioni. Nderimi për italo­arbëreshin Mandala nisi me këndimin e himit shqiptar e italian. Profesor Ymer Çiraku mbajti kumtesën ku foli për veprimtarinë e jashtëzakonshme të profesor Matteo Mandalasë në kërkimin dhe ruajtjen e trashëgimisë arbëreshe. Çiraku deklaroi se Titulli “Doctor Honoris Causa” i jepet profesor Matteo Mandalás me motivacionin: “Studiues i shquar i kulturës dhe i letërsisë shqipe e arbëreshe, ku theksohet se Mandala me veprat e tij ka kontribuar në pasurimin e studimeve shqiptare me interpretime origjinale dhe me metodologji bashkëkohore, duke luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kulturor arbëresh.

Kontributin e Mandalasë e ka shprehur në mënyrë më të thelluar një tjetër studiues i shquar arbëresh Françesko Altimari. “Krahas aktivitetit të tij didaktik koordinues pjesë aktive në këto 15 vitet e fundit në shumë konferenca dhe kuvende dhe seminare ndërkombëtare me karakter albanologjik dhe ballkanologjik”, u shpreh Altimari.

Matteo Mandalà, prej shumë vitesh është përgjegjësi i seksionit të albanologjisë nëUniversitetin e Palermos. Edhe pse gëzon plot tituj, “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri e ka emocionuar studiuesin arbëresh. Në ceremoninë e nderimit, ishin akademikë të shquar. Ndërkohë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës italiane dhe institutit italian të kulturës.

Pin It